Mbyllja e kafiterive, e mundur nëse shifrat e të infektuarëve me koronavirus kalojnë mbi një mijë

“Nëse numri i personave të infektuar me koronavirus në Serbi i kalon mbi 1.000 në ditë, do të ketë një kufizim të ri në orët e punës të objekteve të hotelierisë dhe ndërprerjen e klubeve të natës”, tha epidemiologu Branislav Tiodoroviq për gazetën “Nova”.

“Askush nuk po mendon të rivendos orën policore, por, me sa duket, ne do të kemi të kufizuar orarine punës së  bare dhe mbylljen e jetës së natës, përsëri” – paralajmëroi Tiodoroviq, i cili është gjithashtu anëtar i Shtabit të Krizave të qeverisë për luftën kundër koronavirusit.

Kjo mund të ndikojë jo vetëm në funksionimin e klubeve, por edhe në mbajtjen e ngjarjeve më të mëdha, siç është Festa e Birrës në Beograd, e planifikuar për 18-22. Gusht 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published.