Mbyllet regjistrimi në Serbi, këto janë numrat e qytetarëve të regjistruar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare I filluar më 1 tetor në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka përfunduar sipas afatit të paraparë më 31 tetor.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga LUGINALAJM, në Komunën e Preshevës, janë regjistruar 59.024 qytetarë, ndërsa në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 54.498 qytetarë, derisa në Komunën e Medvegjës janë regjistruar 8.594 qytetarë.

Përkundër që procesi i regjistrimit ka përfunduar (dje) më 31 tetor, në shumë komuna të Serbisë, po vlerësohet mundësia që ky process të zgjatet edhe për një javë, varësisht nga qëndrimi i Entit të Statistikave të Republikës së Serbisë.

Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare ka filluar më 1 tetor dhe sipas parashikimeve ka përfundur më 31 tetor. Edhepse shqiptarët e Luginës së Preshevës kishin bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, ketë herë (më 2022), ata morrën pjesë dhe masovikisht u regjistruan./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *