Mbyllet për dy ditë reparti i Gjinekologjisë në Vranjë, shkaku i infektimit të një gjinekologu

1672

Shtabi për situata të jashtëzakoshme në Vranjë, ka konfirmuar se tre persona të tjerë janë infektuar me Koronavirus në ketë qytet, nga shtatë mostrat e testuara.
Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ku njëri nga të infektuarit është doktor specialist në repartin e gjinekologjisë në Vranjë, derisa sot u vendos që ky repart të mbyllet për dy ditë për shkak të dezinfektimit.
Të gjitha ekzaminimet Gjinekologjike do të bëhen në Qendrën Shëndetësore, ndërsa lindjet do të bëhen në spitalin e Surdulicës.
Shtabi për situata të jashtëzakonshme, vendosi të sigurojë kujdesin parësor në disiplinën ATD për pacientët me probleme pulmonare kronike ose të zakonshme, pa ethe të larta dhe simptoma të ngjashme./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *