Mbështetësit “Jam krenar që jam mysliman” pengojnë procesin ndaj xhihadistëve në Tiranë (VIDEO)

265

20150519132608880646Procesi penal ndaj 9 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Policia e rendit, e cila monitoron sigurinë në këtë gjykatë, për herë të dytë ka vendosur të mos lejojë në sallën e gjyqit mbështetës të të pandehurve. Shkak këtë herë është veshja e tyre me bluza ku shkruhej: “Jam Krenar që jam Mysliman”.

“Unë shkruaj që jam krenar që jam mysliman, dikush tjetër shkruan se jam krenar që jam homo. Seanca është e hapur, duam të shikojmë sesi gjykohen vëllezërit tanë. Hiqni bluzat pastaj futuni. Atë ua sqaruam dhe policëve herën e kaluar, nuk po vimë për protestë. Se tha nuk është vend proteste këtu, është vend gjykimi”.

Por soleminitetin në sallë, siç transmeton oranews, e kanë thyer vetë të pandehurit, të cilët janë futur në sallën e gjyqit të veshur me këto bluza.

Në seancën e shkuar të pandehurit e akuzuar për rekrutimin e 70 personave me qëllim pjesëmarrjen në luftën për xhihad në Siri, nuk pranuan të vijojnë gjykimin, për shkak se përkrahësit e tyre nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në seancë.

Ata kanë detyruar gjykatën të shtyjë seancën, pasi janë larguar në mënyrë demonstrative nga salla e gjykimit.

“Nëse do të shikosh te trupi gjykues, unë di që ka dhe katolikë pjestarë të trupit gjykues dhe nuk besoj që para se të futen tek dera ua heq dikush kryqin nga qafa. E qëllimshme nga ata që u japin urdhra policëve. Kontroll i imtësishëm, pasi kalon tek aparatura, polici me imtësi nëse ke harruar ta heqësh edhe rripin e mesit që është diçka e veçantë që bëhet vetëm për ne, edhe rripin ta kap polici frrap dhe ta heq”.

Gjykata ka arsyetuar se qëndrimi i mbështetësve është i paligjshëm dhe se institucionet janë laike (Në foto: Mbështetësit e të pandehurve me bluzat me mbishkrimin ” Jam krenar që jam mysliman”)./koha.net/ – /LuginaLajm/

Video:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *