Mbani distancë mes vete por mos mbani distancë sociale – komunikoni, porosit Dr.Fejzulla Nebiu

515

Në të gjithë globin flitet rreth Virusi Covid- 19 i njohur si Korona Virus. Ky emer është bërë mankth për çdo person. Lidhur me këtë çështje kemi intervistën e realizuar me Dr.specialist i psikiatrisë Fejzulla Nebiu.
Pandemia me virusin Covid 19, të cilën mediat botërore prestigjioze e lokale shpallin çdo ditë shifra marramendëse është për tu brengosur nga vetë fakti se çdo ditë e më shumë e humbin jetën mijëra njerëz e infektohen qindra te tjerë.
Në fushën psikiatrike si mund të na shpjegoni lidhur me këtë pandemi globale që po shokon çdo cep të botës ?
Pandemi do të thotë e përhapur në tërë globin tokësor. Pra kjo pandemi me Covid-19 ëuk po bënë dallime racore, feje, të pasuri apo të varfëri por po e rrezikon mirëqenien fizike pa e lënë anash edhe ate mendore. Në fillim është parë me një mosbesim e më pastaj duke u përhapur dhe rënduuar situate me Covid 19 fillojnë manifestimet me simptoma të stresit, frikës, te qenit në ankth e panik, çrregullim me gjumin, , patjeter që njeriu ndihet i pasigurt. Shumë kush ka planifikuar diçka ja që nuk po del të jet ashtu: mundesia e infektimit e nadhe, hunbja e më të dashurve, mundësia e humbjes së vendit te punes, humbjet në biznes, prishja e rutines, ndryshimet e mundshme ne sistemin shëndetsor, ndryshimet apo rrezimet e pushteteve janë te bollshme për ndryshime në aspektin mendor e që do ketë pasoja afagjate edhe në shëndetin mendor.
Dr dihet se komuna e Preshevës gjegjësisht Lugina e Preshevës është si komuna më e pa zhvilluar në tërë territorin e Republikës madje edhe nga vendet e rajonit. Brengosja e qytetarëve tanë është se nga masat rigoroze të vendosura nga organet kompetente, qytetarët të cilët janë të prekur skajshmërisht nga ekonomia e ligsht dhe virusi Korona, ka ngjallur pasiguri të madhe.
Cila është porosia juaj në këtë rast, si duhet ti shmangemi kësaj situate ku janë të cenuara kategori të shumta të komunës sonë për të lëvizur lirshëm?
Këto ditë si asnjëherë më parë me vijn telefonata e mesazhe të shumëta, nga të njohurit por edhe nga të panjohurit. Sejcili shpreh brengën e vetë se si do ja dalim. Sa i përket virusit besoj se do ja dalim do gjindet bari apo vaksina. Por per traumat, stresin e ankthin do të kemi pasoja. Kufizimi i lirisë dhe lëvizjes kësaj here është për të mirën e vet luginasëve, vetë personit, familjes së tij e më gjerë. Ndryshe skem si me ndërprer zinxhirin e përhapjes. Ky virus po përhapet e po shpërndahet shumë shpejt. Kuptohet se ka humbje nga bizneset, dikush ka punu sot për sot. Na nevojitet shumë më shumë humanizëm e solidaritet. Çdo herë ka një mundësi, ja psh. mungesa nga shkolla është zëvendsu me mësimin online apo forna tjera. Kufizimi i lëvizjes jep shans mos me u ataku.
Moshat e shtyera mbi 65 vjec gjegjësisht ata që janë me sëmundje kronike, tani çfar duhet të bëjmë nga kufizimet e levizjës lire për shkak të Covid-19, si mund të shmangim këtë pasiguri ?
Moshave të vjetra dhe atyre me sëmundje kronike po ua ndihmon për të keq ky virus, por nuk po kursehen as moshat tjera sepse ky virus po ka mundësinë e përhapjes dhe shpërndarjes së shpejt.. Kuptohet se ata ndihen më të vetmuar si asnjëherë më pare, ndihen ne siklet e ankth, të pasigurt, mosha e semundja i bënë të pafuqishëm, nuk flejn mirë dhe shumë simpoma tjera mendore. Prandaj na nevojitet më shumë solidaritet. virusi nuk na ndalon me komuniku, ofrimi i ndihmave dhe barnave është më se i domosdoshëm, por kjo të bëhet me kujdes maximal.
Si të menaxhohen këto lloj situatash dhe cilat janë këshillat tuaja preventive për periudhat vijuese ?
Kjo situat ka edhe disa anë pozitive: të kuptojm se jetën duhet jetuar, afërsin me familjen, kujdesin per femijt e të moshuarit etj. Situata mund të zbutet duke menaxhuar stresin e ankthin: merruni ne gatime, tash dezinfektimi dhe higjena ashtu kshtu është e domosdoshme, kthehuni disa zanateve të vjetra, lexoni , rregulloni kopshtet, bëni punë dore, ikni nga informatat jo të vërteta. Mbani distancë mes veti por mos mbani distancë sociale- komunikoni.
Intervista u realizua nga Arsita Saqipi për “Nacionali.info”




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *