Mbahet premtimi i dhënë nga PVD: “U votua sheshi SKENDERBEU në Bujanoc”

316

IMG_6310-1Me 22 vota pro dhe 14 kundër, kuvendi komunal i Bujanocit, ka votuar ndryshimin e emërtimit të sheshit të qytetit dhe ate nga Karagjorgje Petroviqa në ate “Skenderbeu”.

Kuvendi komunal I Bujanocit gjatë senancës së sotme, të kartërtën me rradhë, ka paraparë si  pikë të rend të ditës  ndryshimin e emërtimit të rrugëve dhe shesheve në Bujanoc.

Si më vitale, u cilësua ndryshimi i emërtimit të sheshit kryesor t Bujanocit, nga Karagjorgje Petroviq, në ate “Skenderbeu”.

Asambleistët e pozitës të përbërë nga PVD, ishin këmbëngulës në qëndrimet e tyre, edhe përkundër që serbët local, ishin kundër këtij ndryshimi.

13553427_10154308640714634_2026983975_n“Një premtim i dhënë, duhet të mbahet, dhe se kjo figurë, nuk cenon të drejtat e askujt” – u tha gjatë senacës së sotme lidhur me Skenderbeun.

Në fund të debatit, propozimi i emërtimit të sheshit të Bujanocit, u votua me 22 vota pro, dhe 14 kundër.

Megjithate, gjatë fushatës zgjedhore, kryetari Shaip Kamberi, pati premtuar se shumë shpejt do të vie deri te emërtimi i sheshit “Skenderbeu” në Bujanoc, dhe tashmë, premtimi është mbajtur./Lugina-Lajm/

Video:

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *