Masa të reja restriktive: Për ditët e vikendit, ora policore fillon nga 15:00h, ndërsa të vetëizoluarve u zgjatet izolimi edhe për 14 ditë

2305

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Serbisë, ka rritur masat e vetë-izolimit, ku të vetë-izoluarve u është zgjatur izolimi edhe për 14 ditë, gjegjësisht nga 14 në 28 ditë, dhe se ndalesa për fundjavë për lëvizjen e qytetarëve, rrespektivisht, orës policore, u vendos të jetë nga ora 15:00h deri në 05:00h.

Ne përcjellim njoftimin e Qeverisë në tërësi:

“Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Serbisë, janë marrë vendimet e fundit në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë, si dhe të huajt me leje qëndrimi, të cilët hynë në vend nga 14 mars e më vonë, u zgjatet masa e detyrueshme e izolimit nga 14 në 28 ditë.
Kjo praktikisht do të thotë që të gjithë ata që morën një vendim verbal ose me shkrim për izolimin e shtëpisë për dy javë pas hyrjes në vend, izolimi vazhdon automatikisht për dy javë të tjera. Të gjithë qytetarët dhe të huajt me leje qëndrimi, pa përjashtim, janë të detyruar të respektojnë afatin e zgjatur të izolimit të shtëpisë, të cilin autoritetet kompetente do ta kontrollojnë rregullisht në periudhën në vijim.
Ka ndryshuar kohëzgjatja e ndalimit te lëvizjes për ditët e fundjavës. Ata do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të Shtunave dhe të Dielave nga 15:00 në 5:00 të mëngjesit. Qytetarët që janë 65 vjeç ose më të vjetër mund të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë ditëve të javës nga 5 e mëngjesit deri në 17:00. Bashkatdhetarët më të vjetër mund të lënë shtëpitë e tyre vetëm të dielave midis 3 dhe 8 të mëngjesit për të blerë sende ushqimore.
Të udhëhequr nga mendimi i ekspertëve, Qeveria e Republikës së Serbisë ka vendosur tërheqjen e vendimit për shëtitjen e lejuar të kafshëve shtëpiake për 20 minuta në mes të 8 dhe 9 të mëngjesit.
Ndërsa Serbia është në mes të luftimit të sëmundjes infektive të shkaktuar nga virusi COVID-19, është vendosur që të mbyllen të gjitha tregjet, jashtë dhe brenda, deri në njoftimin e mëtutjeshëm.
Qeveria e Republikës së Serbisë do të vazhdojë të monitorojë me shumë kujdes situatën në lidhje me virusin COVID-19 dhe të rregullojë të gjitha masat, duke u mbështetur vetëm në këshillat e ekspertëve. Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u përmbahen të gjitha masave pa përjashtim, në mënyrë që të gjithë të mblidhemi sa më shpejt që të jetë e mundur për të fituar këtë betejë “




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *