Marco Saljihu takon ‘desnicarin’ serb në Medvegjë, Dejan Simic – takimin e përshëndet edhe ish ushtaraku Demo Berisha (FOTO)

312

Ish kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëherit këshilltari komunal në Komunën e Medvegjës, Marco Saljihu, është takuar me kryetarin e Partisë së Djathtë në Medvegjë, Dejan Simic.

Një fotografi të cilën e ka siguruar LuginaLajm, shihet se si zyrtari i partisë së djathtë, Dejan Simic ka publikuar fotografi me Muharrem Salihun  njohur si “Marco Saljihu” me tekstin përcjellës “Ndërmarrësia dhe ekonomia, factor kyç në përparimin e Medvegjë”.

Në esencë nuk dihet saktë tema e takimit, me që, shqiptarët në Medvegjë, janë jashtë çdo institucioni lokal, ngase partia fituese SNS, nuk i ka ftuar partitë shqiptare për bashkëqeverisje me Medvegjën, derisa protagonisti i fotografisë, Dejan Simic vjen nga partia më nacionaliste serbe, parti e cila kryetari i saj Misa Vasic, ka akuzuar shqiptarët e Bujanocit se po punojnë kundër shtetit, derisa serbët lokal të Bujanocit, i ka kërcnuar me dëbim nga Bujanoci, nëse bashkëpunojnë me shqiptarët. Ai pati theksuar se serbët në Bujanoc, duhet të bashkëpunojnë me shqiptarë të ndershëm, e jo me këta politikanë shqiptarë që kanë udhëhequr me Bujanocin.

Fotografinë e dy protagonistëve Simic – Muharremi, e ka përshëndetur edhe Demo Berisha, një ish ushtarak shqiptarë nga formacioni i armatës Jugosllave: “Më vjen mirë kur i shoh dy miqt e mi që bashkëpunojnë” – thuhet në përshëndetjen e Demo Berishës ./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *