Maqedonia, ndër shtetet me vdekshmërinë më të lartë për kokë banori në Evropë

76

Bilanci i 24 orëve të fundit prej mbi 1,400 të prekur dhe 21 viktima nga virusi korona ka renditur vendin tonë ndër shtetet me vdekshmëri më të lartë për kokë banori në Evropë. Raporti i ISHP-së tregon se në javën që lamë pas në periudhën 12-18 nëntor kanë vdekur 92 pacientë në një milion banorë. Në Kliniken infektive në Shkup, çdo ditë jeta dhe vdekja janë shumë afër.

Në përpjekje të krijimit të hapësirave të reja spitalore, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se që nesër do të jetë gati edhe Klinika e Oftamologjisë si kovid-qendër me 33 shtretër dhe furnizim oksigjeni. Si Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ashtu edhe Kryeministri Zoran Zaev thanë se çdo hap i ndërmarr bëhet në dobi të ruajtjes së shëndetit publik.

Se sa serioze është situata në vendin tonë, tregon edhe indeksi i Qendrës Evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve. Mbi mesataren nga shumë vende të Evropës qëndrojmë  me incidencë prej 440 të diagnostikuar dhe 8,76% të vdekurish në 100 mijë banorë.

Qendra Evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve

Vdekshmëria në disa shtete të Evropës në 1 milion banorë:

Belgjikë – 70 pacientë (24-30.10)

Çeki – 49 pacientë (15-22 tetor)

Itali – 29 pacientë (28-04 nëntor)

Francë – 26 pacientë (23-29 tetor)

Britani – 25 pacientë (25-31 tetor)

Aktualisht, në të gjitha spitalet e vendit ka edhe 60 shtretër të lirë. Në 24 orët e fundit 41 pacientë të prekur me CoVid-19 janë hospitalizuar, ndërkaq gjithsej 1,258 janë në kurim spitalor në të gjitha spitalet.

Përgatiti: Adnan Qaili

/Alsat-m/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *