“Mança” fitues i BU CUP 2014!

190

Ekipi “Mança” nga Bujanoci është fitues i turnirit tashmë tradicional BU CUP 2014.
Mança për kundërshtarë pati ekipin “Cuki Company” i cili përbëhej nga shumë lojtar cilësor të cilët luajnë në ligat e ndryshme në rajon dhe Europë. MIrëpo, ishte loja kolektive dhe kundërsulmet ajo që bëri diferencën e lojës.
Fillimisht ishin tërnocasit që realizuan në 0:1, por shumë shpejt lojtarët e Mançës iu kundërpërgjigjen në 1:1.
E tërë pjesa e parë ishte në anën e lojtarëve të “Cuki Company” me golla dhe raste dhe që përmbyllën gjysmë lojën e parë në (4:3) 3:4.
Mirëpo, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të lojës. Lojtarët e “Mançës” morrën veten dhe për më pak se 10 minuta shënuan 5 gola, duke e rikthy rezultatin në 8:3 në anën e tyre.
IMG_3647Megjithate, edhe përkundër thirrjes nga ana e organizatorëve për një “fair-play”, shpeshherë ndeshja u nxeh së tepërmi. Ishte fundi i lojës kur lojtarët e të dyja ekipave dëshiruan “t’i zgjidhin hesapet jashtë futbollit”. Por, intervenimi i policisë dhe pjestërve të sigurimit, fundi i lojës vazhdoi dhe lojtarët tërnocas shënuan golin e fundit. Loja ndërmjet “Mançës” dhe “Cuki Compnay” u mbyll me rezultat 8:4./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *