Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion i Ligës Premier

205

Manchester City ka arritur të fitojë në udhëtim ndaj Brightonit me rezultat 4-1 në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19 në Ligën Premier, fitorja kjo e cila e shpall kampion.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe në fund janë shpallur kampion i Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e vështirë për Qytetarët, pasi pranuan të parët gol në minutën e 27-të me anë të Glenn Murray.

Megjithatë, City u rikthyer në lojë pas një minute duke shënuar me anë të Sergio Aguero për 1-1, ndërsa Aymeric Laporte (38′) shënoi me kokë për 2-1.

Në pjesën e dytë, City tregoi forcën e tyre duke menaxhuar mirë lojën, rezultatin dhe duke shënuar edhe dy gola tjerë për fitoren e fundit në këtë sezon.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Riyad Mahrez, i cili shënoi një gol të bukur për 3-1.

Për 4-1 u përkujdes mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan që shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit dhe me këtë vulosi rezultatin përfundimtar.

Kështu, City arrin të mbyll kampionatin anglez me gjithsej 98 pikë apo një më shumë se Liverpooli i dyti.

Në këtë sezon, klubi nga Etihad shënoi 32 fitore, mori dy barazime dhe pësoi katër humbje nga 38 ndeshje gjithsej.

Ky është titulli gjashtë në histori të Cityt dhe i dyti me radhë në Ligën Premier.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *