Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare, shqiptarët do të përdorin flamurin kuqezi dhe stemën e Gjergj Kastriotit

311

Qeveria malazeze ka dhënë pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve, duke mirutuar ligjin për simbolet kombëtare.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.

Si stemë do të përdoret shqiponja e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himni “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *