Malësisë së Bujanocit, do t’iu kthehet dinjiteti shqiptar!

192

“Banorëve të fshatrave të Malësisë së Bujanocit (Breznicë dhe Muhoc), pas 26 tetorit, do të nis të i kthehet dinjiteti shqiptar, i humbur nga pushtetarët aktual”, u tha në tubimin e sotëm të Kolaicionit për të drejtat e shqiptarëve.
Para një mase të gjerë, përfaqësuesit e dy partive PVD dhe UDSH, sot zhvilluan takimin me banorët e fshatrave Muhoc dhe Breznicë.
Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, para muhocasve, foli për punën dhe të arriturat e KKSH-së.
“Si institucion që përfshin arsimin, ne kemi arritë të hapim Fakultetin Ekonomik në Bujanoc, ku janë duke ndjekur mësimin mbi 300 studentë. Mësimi në atë fakultet, zhvillohet më se 35% në gjuhën shqipe, dhe në të ardhmen e afëërt, në bashkëpunim me disa nga ambasadat në Beograd, studentëve të dalluar do t’i bursën për shkollim, ku do të përfshihen të gjitha shpenzimet studentore” – tha Beqiri.
photo 1 (6)“Mos të harrojmë, ne si KKSH, kemi marrë vendim që 5 dita me karakter nacional e fetar, t’i shpallim ditë feste dhe në asnjë shkollë shqipe në Luginë të Preshevës, për ato dita mos të zhvillohet mësimi. Mirëpo, është pushteti aktual i Bujanocit, ai i cili po e heshtë atë vendim dhe nuk po e përfill, ngase në ato dita është futur si ditë feste nacionale edhe 28 nëntori, dita e pavarësisë së Shqiprisë, ndërsa këta që po bashkqeverisin me të gjitha partitë serbët, nuk guxojnë të përmendin 28 nëntorin, ngase duhet t’a ruajnë koalicionin aktual” – përfundoi Galip Beqiri, bartës i listës nga Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve.
Ndërsa, deputeti Shaip Kamberi, shtroi çështjen se: “Nëse të gjitha partitë shqiptare konsiderojnë se Jonuz Musliu, është më i merituari për të udhëheq KKSH-në, atëherë, pse nuk po e zgjedhim për kryetar të komunës së Bujanocit?!”
“Edhe publikisht them se, nëse kryetarin e LPD-së, Jonuz Musliun do të duhej t’a zgjidhnim për kryetar komune si njeriu më i merituari, atëherë, Musliu i ka edhe 12 votat e PVD-se dhe UDSH-së në KK të Bujanocit. Mirëpo, esenca qëndron në ate se, ku buxheti është 8 milion euro, Jonuz Musliu nuk kandidohet nga të gjitha partitë (PD, PDSH, BDL, RD, LPD), por Jonuzin e kandidojnë aty ku ka probleme, për të krijuar probleme” – tha Kamberi.
“Rruga që sot po shoh këtu në Muhoc, nuk është dash të përfundoj tek fshati i juaj, por është dash së paku të vazhdohet edhe për 5 km deri tek xhamia e fshatit Zarbincë, fshat i cili pas zgjedhjeve lokale të 2012-shit mbeti edhe pa imamin e xhamisë, me që iu ndërpre transporti i mundësuar nga pushteti lokal” – deklaroi Kamberi.
Takimi me banorët e Malësisë vazhdoi në fshatin Breznicë, ku u premtua se këtyre fshatrave do iu kthehet dinjiteti shqiptar, të cilët pushteti i Bujanocit po i npërkëmb,nga investimet nëpër fshatrat serbe, të cilat numërojnë nga 10-15 banorë.
Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve, ditën e hënë do të mbaj tubime elektorale në Medvegjë, si dhe në fshatrat Letovicë dhe Nesalcë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *