Luta: LDK-së i duhet marrëveshja politike për kryetar!

265

largea_lutfi_haziri1368951971Procesi i zgjedhjeve në LDK po hynë në finishin e maratonës dhe kandidaturat për të marrë timonin e LDK-së, tashmë janë futur në kombinacione të grupeve të interesit dhe fuqisë së tyre për të përcaktuar liderin e LDK-së edhe për katër vjet.

Lutfi Haziri, njëri nga kandidatët e përfolur për kryetar të LDK-së,  i vlerëson kandidaturat si demokraci të brendshme që ka kultivuar fryma Rugoviste në LDK, dhe si proces normal që po ecën tash për tash pa turbulenca.

“ LDK është lokomotivë e proceseve demokratike jo vetëm në vend por në tërë gjeografinë e demokracisë shqiptare në shkallë kombi. LDK ka qenë bartëse e proceseve të mëdha që kanë kulmuar me pavarësinë e vendit dhe është kërkesë e kohës që të kemi një LDK e cila jetë e gatshme për tu përballur me sfidat dhe kërkesat e kohës”, ka thënë Haziri.

Ai ka vlerësuar se kanditaturat e përfolura dhe të tjerat që do të mund të dalin gjatë procesit zgjedhor dhe në Kuvendin e LDK-së , duhet të kenë parasysh sfidat e kohës të cilat po kalon vendi dhe rajoni dhe kërkesat e anëtarësisë së LDK-së që kërkon një parti  të bashkuar dhe që ka vizion për të udhëhequr vendin.

Në këtë vazhdë të këtyre zhvillimeve  të kandidaturave për kryetar të LDK-së Luta, është i prerë se LDK duhet të ketë marrëveshje politike për kryetarin e LDK-së. “LDK-së i duhet marrëveshja politike për kryetar dhe kjo do të eliminonte turbulencat dhe reflektimet ”, ka thënë Luta,  për xlpress.tv.

Kreu i LDK-së në Gjilan, që në kuvendin e fundit vetëm sa fuqizoi pozicionet e tija me rizgjedhjen kryetar të Degës, është në presionin e votuesve të nisë kandidaturën për kryetar të LDK-së. Forumi i Gruas së LDK-së doli në kërkese publike që ai të kandidojë për kryetar të LDK-së, por pas gjithë kësaj, Luta, nuk thotë të ketë nisur kandidaturën.

“Unë i nënshtrohem vullnetit të fuqisë së votës në procesin zgjedhor, do jem  kandidat për kryetar të LDK-së vetëm nëse ftohem” ka thënë Luta./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *