Lumir Abdixhiku: Në Vetëvendosje ka LDK, PDK, islamista, ka gjithçka

Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje ka gjithçka. Abdixhiku ka thënë se brenda VV-së ka LDK, PDK, islamistë e kategori tjera.

“Po tentohet të krijohet një mini LDK, një mini PDK, më pas demokraistian, islamistë, anarkista, marksista, gjithçka, më pas ka një Lëvizje që i bën gjithë bashkë”, ka thënë Abdixhiku në T7, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se LDK-izëm e Rugovizëm brenda VV është kundërthënie. “LDK nuk mund të jetë nën ombrellën e VV-së”, ka thënë Abdixhiku.

Për më shumë, ai ka thënë më tej se Vjosa është në VV, e Lumiri është në LDK. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published.