Lulzim Maliqi nga Minheni i Gjermanisë dhuron edhe një donacion për KF “Tërnocin” – dhjetra ndrresa sportive për futbollistët tërnocas (FOTO)

207

Kompania “MALICI” nga Mynheni i Gjermanisë, me pronar Lulzim Maliqi, edhe njëherë ka dhuruar një donacion për klubin futbollistik “Tërnoci”.

Ketë herë, kompani “MALICI”, ka dhuruar ndrresa për ekipin e parë të KF “Tërnoci”.

Lajmin mbi donacionin e dhjetra ndrresave sportrive, e ka bërë publike, vetë KF “Tërnoci”, nëpërmjet një postimi në facebook.

“Një falënderim i veçantë për sponzorin tonë kryesor “MALICI”, kompaninë e shërbimeve shtëpiake e cila operon në Mynhen, me pronarin e saj Lulzim Maliqin i cili na mbështetë në çdo kohë dhe në çdo vend” – thuhet në falenderimin e klubit tërnocas për kompaninë “MALICI”.

Kompania “MALICIi” u themelua në vitin 2008. Kjo kompani operon në fushat e shërbimit portier, pastrimin e ndërtesave, rinovimet, transportin dhe heqjet, mirëmbajtjen dhe pastrimin gjatë sezonit të dimrit, mirëmbajtjen e kopshteve, pastrimin e shtëpive, pastrimin e dritareve, menaxhimin e pronave, ndërtimin e thatë dhe akustik dhe sektorë të tjerë të shërbimit.

Kujtojmë se, gjatë verës së sivjetme, pronari i kompanisë “MALICI”, Lulzim Maliqi me origjinë nga Konçuli i Bujanocit, kishte dhuruar mbi 30 palë komplete sportive për futbollsitët e grupë-moshave të ndryshme të KF “Tërnocit”./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *