Lugina vazhdon të udhëheqë me Akademinë e Shkencave të Kosovës!

189

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në portalin zyrtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, thuhet se, kryetari aktual i ASHAK-ut, Hivzi Islami, është rizgjedhur për mandatin e dytë në krye të këtij institucioni, i cili është me prejardhje nga Letovica e Bujanocit.

Për më shumë, njoftimi i plotë nga ASHAK-u:

 

Njoftim për zgjedhje të Kryesisë së re të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

             Në Prishtinë, më 24 dhjetor 2014
Nr. ref.: 953

NJOFTIM

 

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 24 dhjetor 2014, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë, dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

– Akademik Hivzi Islami – Kryetar;
– Akademik Pajazit Nushi – Nënkryetar;
– Akademik Isuf Krasniqi – Sekretar i përgjithshëm.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu verifikoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

– Akademik Eqrem Basha, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
– Anëtar korrespondent Jusuf Bajraktari, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
– Akademik Fejzullah Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
– Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar i Seksionit të Arteve.

 

Sekretare e Akademisë
Lendita Juniku Pula




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *