Lugina e Preshevës edhe më një Hafëz të ri – ja kush është ai

1298

I riu nga fshati Bushtran i komunës së Preshevës, Shkëlqim Limani, pas vlerësimit të komisionit në shkollën e Kuranit Fisnik në Preshevë, me në krye me hoxhën e mderuar Hfz.Orhan ef.Ademi, shpallet Hafëz i Kuranit Fisnik.

Ky djalosh me emrin Shkëlqim, shkëlqeu para komisionit të formuar enkas për ta marrë titullin Hafëz i Kuranit Fisnik.

Shkëlqimi tregoi zell dhe interesim të madh sa i përket mësuarjes përmendësh të Kuranit. S’do mend se ky i ri rrjedh nga një familje me tradita ë pastra kombëtare dhe fetare dhe si i tillë do ta ndjek rrugën e babait të tij, Fikret Limanit, i cili imam i xhamisë në Bushtran dhe një kohë të gjatë ishte  kryetar i Bashkësisë Islame në Preshevë dhe profesor i lëndëve fetare në Medresenë “Gazi Isa Beg” në Preshevë.

Nga shkolla e të mësuarit përmendësh të librit të Zotit me emrin “El Hidaje”,  kanë dalë disa hafëz e hafëze dhe është shkolla e vetme në Lugin./Nacionali/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *