LPD pa vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen apo mos pjesëmarrjen në zgjedhjet për KKSH

188

Zgjedhjet të cilat priten të shpallet së shpejti për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare në Serbi, me interes të veçantë atij shqiptar, partinë e kryetarit të Asamblesë Komunale të Bujanocit, (LPD) Jonuz Musliu, ka sjellë para një udhëkryqi ku shumë shpejt duhet të vendos për pjesëmarrjë, apo mos pjesëmarrje për këto zgjedhje.

Pas ftesës publike të kryetarit aktual të KKSH_së Galip Beqiri, që në zgjedhjet e ardhshme të KKSH-së të parapara për muajin tetor, të marrin pjesë të gjitha subjektet politike shqiptare nga Lugina e Preshevës, Lëvizja e Progresit Demokratik, e Jonuz Musliut, ende nuk ka përgjigje përfundimtare.

I pari i LPD-së, Jonuz Musliu, i ka thënë portalit LuginaLajm, se partia e tij, LPD, së shpejti do të ketë qëndrimin përfundimtar për zgjedhjet e KKSH-së.

“Jemi në pritje të shpalljeve së zgjedhjeve për KKSH-të, dhe më pas do t’a ftojmë kryesinë e partisë ku aty do të shohim vullnetin e shumicës. Besoj që në atë mbledhje do të kemi informata të mjaftueshme nga terreni dhe vendimi të jetë i drejtë me pritjet nga opinioni votues” – deklaroi shkurt Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së.

Ndërkaq Lëvizja e Progresit Demokratik, në zgjedhjet e para për Këshillin Kombëtar Shqiptar, ka bojkutuar zgjedhjet, duke mos pjesëmarrë në asnjë formë në KKSH./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *