Lojtarët e Kosovës gati për tu nisur për në stadium – atmosferë fantastike nga Dardanët para hotelit (VIDEO)

112

Dardanët tashmë janë mbledhur para hotelit ku po qëndron Kosova në Plzen.

Përfaqësuesja jonë do të përballet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me Republikën Çeke.

Dardanët kanë filluar këngën para hotelit ku qëndron ekipi ynë, në mënyrë që t’i motivojnë para këtij takimi të vështirë.

Një numër i madh i tifozëve tanë tashmë kanë shkuar në Çeki dhe atmosfera e zjarrtë nuk mungon.

Kosova duhet të fitojë patjetër këtë takim ndaj çekëve në mënyrë që të mbajë shpresat gjallë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian

Anglia është lider i Grupit A me 12 pikë, Çekia me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me tri sosh. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1374785236017161



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *