Lobi shqiptaro-amerikan i interesuar për situatën në Luginë të Preshevës

386

Kryetari dhe nënekryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi e Ardita Sinani, kanë pritur sot në takim Mahmut Skenderi, zyrtar i lartë i lobit shqiptaro-amerikan.

Lajmin mbi takimin e sotëm në mes të zyrtarëve të lartë të PVD-së dhe lobin shqiptaro-amerikan, është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga faqja zyrtare e PVD-së, ku thuhet:

”Sot patëm kënaqësinë që në zyrat e PVD-së pritëm zyrtarin e Lobit shqiptaro – amerikan, z. Mahmut Skenderi i cili ishte i interesuar për situatën aktuale ne Luginë të Preshevës.

Z.Mahmut Skenderi, bashkë me kryetarin e Ligës Joseph DioGuardi ishin organizatorët e vizitës tonë në Washington DC në majin e këtij viti.

Bashkëpunimi jonë me Lobin shqiptar në SHBA do të vazhdojë edhe në të ardhmen” – thuhet në njoftimin e PVD-së.

Kujtojmë se para disa muajve, kryetari Shaip Kambeti dhe nënkryetarja Ardita Sinani, kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Washington DC, nga ku kanë zhvilluar takime tejet të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikan në Departament të Shtetit, Senat dhe Kongresin amerikan./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *