Lista Serbe me kërkesë të re

397

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i cili është deputet nga radhët e Nisma për Kosovën, nuk ka komentuar gjatë mosprezencën e koalicionit të madh në Kuvend.

Zeka në një prononcim për Klan Kosova ka shtuar se kjo ndërprerje po bëhet për shkak të kërkesave të Listës Serbe e cila ka kërkuar që Qeveria të mos votohet të premten por ditën e hënë.

”Nuk kam koment për mosprezencën e sotme. Ne ishim aty por besoj tash do të vazhdojmë”, ka thënë deputeti Zeka.

”Këto vonesa po ndodhin për shkak të disa kërkesave të Listes Serbe, e cila po kërkon që Qeveria të mos votohet nesër por të hënë”, ka përfunduar Zeka./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *