Lista Serbe do ta votojë Specialen, por jo edhe FAK-un!

189

ldquo-srpska-rdquo-bojkotuese-dhe-bllokuese_hdKrijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së pritet ta rikthejë Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, pas bojkotit gati dymujor, shkruan sot Koha Ditore, transmeton LuginaLajm.

Por, ky vullnet i serbëve nuk ekziston edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për çka Qeveria pati paralajmëruar se do ta ndryshojë Kushtetutën, shkruan “Koha Ditore”.

Burime të gazetës kanë thënë se krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të rrezikohet nga Lista Serbe, pa votat e së cilës nuk mund të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Kjo listë ka pezulluar punën e vet në institucionet e Kosovës qysh prej 3 shkurtit, kur kryeministri Isa Mustafa vendosi ta përjashtonte nga Qeveria ministrin Aleksandar Jablanoviq, pas deklaratave fyese, përcjell koha.net. E zyrtarë të Listës Serbe nuk kanë pohuar as mohuar kur janë pyetur nëse Gjykata Speciale do të jetë shkas për rikthimin e tyre në institucionet e Kosovës./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *