Lirim Jakupi dënohet me 6 vjet burgim për rastin e Tetovës

100

largea_gjykata1356353508-645x380Gjykata Themelore e Gjilanit e ka liruar nga pika 8 e aktakuzës Lirim Jakupin përderisa e ka dënuar me gjashtë vite burgim.

Të gjitha këto vetëm për tentim vrasjen e rastit të plagosjes së policëve maqedonas në Tetovë në vitin 2004, transmeton Klan Kosova.

Gjykatësi i EULEX-it Viktor Pardal duke shpallur aktgjykimin tha se për 8 pikat e aktakuzës duke përfshirë këtu edhe rastin e Shkupit për vrasje dhe posedim armësh nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës, duke bërë që Lirim Jakupi për të gjitha këto pika të jetë i pafajshëm për mungesë të dëshmive në përfshirje.

Përndryshe ish-luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, akuzohej nga ana e EULEX-it për vrasje të rëndë në tentativë për periudhën dhjetor të viti 2004.

Lirim Jakupi ishte arrestuar në janar të vitit 2014 dhe qysh nga ajo kohë gjendej në paraburgim./Klan-Kosova/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *