Liderët e Luginës sot në takim me kryeministrin Hoti – Ja për çka do të bisdojnë

492

Liderët e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës, sot do të takojnë kryeministrit e Kosovës, Avdulla Hoti.

Siç mëson LuginaLajm, kryetarët Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Shqiprim Musliu, Shqiprim Arifi, Ragmi Mustafa dhe Sami Salihu, me kryeministrit Hoti, do të takohen sot me fillim prej orës 14:00 në Prishtinë.

Temë diskutimi në mes të kryetarëve të partive shqiptare me Avdulla Hoti, përveç vendimit të Qeverisë së Kosovës mbi themelimit të Zyrës për qytetarët e Luginës së Preshevës, do të jetë edhe themelimi i fondit zhvillimor për Luginën e Preshevës nga dy qeveritë shqiptare (Shqipëri, Kosovë), nismë kjo e inicuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Vlenë të theksohet se në takimin e sotëm në Prishtinë do të marrë pjesë edhe kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *