Licencohet Shoqata e Gazetarëve “Etika” për Luginën e Preshevës

211

Një grup gazetarësh nga Bujanoci dhe Presheva, të dielën e 13 majit, në një takim të përbashkët promovuan regjistrimin e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, për rajonin e Luginës së Preshevës.

Një nismë e tillë ka qenë e kahershme, për rolin dhe rëndësinë e një organizimi të tillë, i cili prej kohësh i ka munguar Luginës së Preshevës.

Grupi i gazetarëve nga Bujanoci dhe Presheva ranë dakord, që këtë shoqatë gazetarësh me emrin simbolik “Etika”, fillimisht, ta drejtoj gazetarja me përvojë nga Presheva, Ardita  Behluli, në cilësinë e drejtoreshës.

Në ditët në vijim, më detajisht, do të njoftohen gazetarët e Luginës së Preshevës dhe ata jashtë këtij rajoni  për misionin e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, e cila për bazë do të ketë promovimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe profesionale.

Sevdail Hyseni




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *