Lëvizja VETËVENDOSJE! Porosi për Luginën: “Mos e kopjoni Beogradin!

188

11990451_10152958001992000_9021627876608717572_nShqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (PMB) janë popullsi autoktone që vazhdojnë të jenë të shtypur, diskriminuar e të shfrytëzuar pavarësisht ndërrimit të qeverive në Beograd. Ata kanë të drejtë dhe detyrë që të organizohen dhe veprojnë për vullnetin, interesat dhe nevojat e tyre, për integrim e bashkim me njëri-tjetrin si dhe me Kosovën e Shqipërinë. Prandaj, ne e përshëndesim aktivitetin e tyre të sotshëm.

Mirëpo, PMB nuk do të duhej që ta kopjojnë e imitojnë Beogradin dhe as të kufizohen vetëm te reagimet ndaj tij. Zajednicën në Kosovë nuk e kërkuan serbët e Kosovës por Beogradi i cili do më shumë territor të Kosovës për Serbinë e jo më shumë të drejta për serbët në Kosovë. Prandaj, politikanët shqiptarë në PMB duhet që njëkohësisht ta kundërshtojnë Zajednicën e Vuçiqit me Mustafën në Kosovë e jo ta legjitimojnë atë me pasqyrim kërkese.

Për më tepër, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duhet ta tërheq dhe ta shpallë të pavlefshme Zahvalnicën që ia dha Vuçiqit para dy muajsh e të cilën nuk e publikoi asnjëherë se çfarë shkruante aty! Zahvalnica e Ragmi Mustafës për Vuçiqin në Preshevë dhe Zajednica e Isa Mustafës për të njëjtin në Kosovë janë të lidhura.

Përderisa Kosova e Shqipëria si shtete nuk e vendosin reciprocitetin me Serbinë, nuk do të ketë reciprocitet të drejtash e kompetencash në terren te popullsia e pushteti lokal./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *