LB propozon reciprocitet në të drejta ndërmjet Luginës së Preshevës dhe veriut të Kosovës në bisedimet e Brukselit

Nëpërmjet një deklerate për media, Lëvizja për Bashkim, ka kërkuar që gjatë ditës se martë (nesër) në takimin që do të zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, të Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës, të shtrohet në rrafshin e reciprocitetit me të drejtat e Veriut të Kosovës.

Lëvizja për Bashki, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mos përgjegjësi, karshi zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Edhe Qeveria e re e Kosovës, në bisedimet me Serbinë, po e vazhdon avazin e vjetër: Pa platformë politike, pa koncept të qartë për zgjidhjen e problemeve dhe me një papërgjegjësi të plotë karshi momentit historik për shtrimin e drejtë dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura të pazgjidhura ndërmjet Kosovës e Serbisë” – thuhet në dekleratën për media të LB-së.

Kjo subject politik, vlerëson se: deri sa faktorët e përfshirë ndërkombëtarë dhe Serbia po ngulmojnë që fillimisht të implementohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, vërehet qartazi se Qeveria e Kosovës po përpiqet që t’i prolongojë bisedimet dhe ta ruaj status quo-në.

Në të dyja raste, nga situata e sotme, fituese do të dalë Serbia, e, natyrisht, humbëse Kosova.

“Kështu do të ndodhë deri sa Kosova të mos i shtrojë drejtë e me guxim çështjet e mbetura të pazgjidhura me Serbinë, përkatësisht deri sa ta përfshijë edhe Kosovën Lindore në bisedime, si çështje të pazgjidhur në raportet Kosovë-Serbi”- thuhet në dekleratën e LB-së.

Lëvizja për Bashkim propozon se: “Reciprociteti në të drejta në paralelën Preshevë-Bujanoc-Medvegjë, në njërën anë, dhe Leposaviq-Zveçan-Zubun Potok, në anën tjetër, është çelësi i vetëm i daljes nga rrethi vicioz i bisedimeve të pafundme Kosovë-Serbi”– thuhet në përfundim të dekleratës të Lëvizjes për Bashkim, kryetar i së cilës është Valon Murati.

Kujtojmë që LB është subjekti i parë që ka propozuar korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjedhje të përhershme në mes të dy vendeve./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *