Laurin Malici shpresë e madhe e futbollit gjerman, nënshkruan kontratë me ekipin e Memingen-it

379

18 vjeçari shqiptar Laurin Malici, po vlerësohet shpresë e madhe e futbolli gjerman, i cili  ka nënshkruar kontratë me klubin Memmingen, të vlefshëm për ligën regjionale të Bavarisë.

Futbollisti Laurent Malici, ekipit të Memmingen-it i’u ka bashkuar gjatë sezonit dimëror, me që për një kohë të gjatë ishte nën shënjestrën e trajnerit Stephan Baieri, i cili edhe e realizoi transferin.

Për futbollistin shqiptar  me prejardhje nga fshati Konçul i Komunës së Bujanocit, interesim kanë shpreh edhe disa klube të tjera të Bavarisë, mirëpo ishte trajneri Baieri, ai që joshi djaloshin 18 vjeçar, që t’i bashkohet rradhëve të Memmingenit.

Njëherit, puna e Malicit në Memmingen, do të jetë e monitoruar edhe nga Federata e Futbollit shqiptar, si shpresë e re e grup-moshave të Reprezentacionit të Shqiprisë.

Malici, do të jetë në një skuadër me futbollistin tjetër shqiptar, Meriton Vrenezi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon