Latifi: Definitivisht, Shaip Kamberi është shqiptari më trim i ditëve tona

Pas fjalimit briliant të sotëm në gjuhën shqipe të mbajtur në Kuvendin republikan të Serbisë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, po vlerësohet si shqiptari më i madh i ditëve tona.

Është Blerim Latifi, analist nga Kosova, dhe ish këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar se: “Shaip Kamberi është shqiptari ma trim i ditëve tona”.

“Të ngrihesh në mes të Skupshtinës serbe më Beograd dhe në gjuhën shqipe të denoncosh fashizmin serb, mu në çerdhen e tij historike, duhet të kesh guxim e zemër të madh prej shqiptari” – ka shkruar Latifi në facebook, ku i ka bashkangjitur edhe fotografinë e deputetit Shaip Kamberi.

Fjalimin e sotëm, deputeti Kamberi në Beograd, e ka mbajturnë gjuhën shqipe, që përbënë edhe fjalimin e parë në shqip të Serbisë së pasluftës./LUGINALAJM/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.