Lamtumirë, Ragmi!

473

RizaQeverisjes  15 vjeçare të PDSH-së së Ragmi Mustafës me komunën e Preshevës, i erdhi fundi.

Gjatë natës së sotme (e martë) dy partitë politike, Alternativa për Ndryshim dhe Partia për Veprim Demokratik, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me komunën e Preshevës për mandatin 2016-2020.

Siç transmeton Lugina-Lajm, tre funksionet kryesore, do t’i bartin bartësit kryesor të dy subjekteve, si Shqiprim Arifi, kryetar komune, Xhelal Memeti, zëvendëskryetar komune dhe Ardita Sinani, kryetare e Asamblesë komunale të Preshevës.

Marrëveshja në detaje, ende nuk është publikuar për opinion, mirëpo, edhe më tutje po vazhdon festa e militantëve të APN dhe PVD-së, nëpër rrugët e Preshevës./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *