I jepet lamtumira e fundit Ramë Dacit!

234

11121630_10153379163869634_1428007264_nSot iu dha lamtumira e fundit, veprimtarit, ideologut dhe intelektualit të shquar, Ramadan Ahmeti-Daci.
I lindur në Tërnoc të Bujanocit, Ramë Daci, ishte i njohur për veprimtarin dhe zgjuarsinë e tij jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe në qarqe të ndryshme rajonale.
Në nder të jetës dhe veprës së tij, Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, organizoi një mbledhje komemorative, në të cilën morrën pjesë shumë intelektual të shquar nga Kosova dhe Lugina.
Aty u panë edhe akademik, të cilët me shumë dhembje kujtuan veprimet e guximshem dhe shumë të hershme të Ramë Dacit në ketë pjesë të shqiptarisë.
Kryetari i Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, Ramë Dacin e cilësoi si një nismëtar i një rrugeje të gjatë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe sfiduesin më të madh të kohërave të vështira.
Ndërsa sekretari gjeneral i PVD-së, Izmit Sadiku, me shumë emocion, theksoi se:”Ramë Dacin e kam patur mësuesin e parë dhe mësuesin e jetës sime”.
Nga ana tjetër, për të pranishmit, Agim Hasani lexoi një ekspoze kushtuar tashmë të ndjerit Ramadan Ahmeti – Daci.
Varrimi i të ndjerit Ramë Daci, uu bë sot në varrezat e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit./LuginaLajm/

11354888_10153379170784634_1240058399_n

11124920_10153379164729634_2041673320_n

11208790_10153379164134634_986035557_n

11297898_10153379315429634_2108108326_n

11356128_10153379314964634_1906933002_n

11418608_10153379362534634_1369735272_n




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *