LAJMI I FUNDIT: Vetura godet këmbësorin në Bujanoc
Në hyrje të Bujanocit, respektivisht tek banesat e kuqe, para pak çasteve ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupora.
Sipas burime të redaksisë sonë, personi i goditur, është një i moshuar, i cili u transportua drejt Spitalit të Vranjes, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Aktualisht, policia ka dal në vendngjarje, nga ku po merrë shënime mbi ngjarjen e ndodhur./LUGINALAJM/