LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet Mulla Sula, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni

644

Shumica e anëtarëve të Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, në një mbledhje të jashtëzakonshme në Gostivar, kanë shkarkuar mesditën e së mërkurës kreun e BFI-së, Sulejman efendi Rexhepin! Gazetari i TV Klan Macedonia mëson se në mbledhjen me dyer të mbyllura në selinë e Myftinisë së këtij qyteti, kanë marrë pjesë 10 nga gjithsej 18 anëtarë të Riasetit, organ i cili vendos për çështjet islamike. Në kompetenca të tij janë edhe propozimi dhe shkarkimi i Reis ul Ulemasë, emërimi i myftinjëve dhe shpallja e zgjedhjeve të rregullta apo të parakohshme. TV Klan M mëson se mbledhja e Riasetit është bërë pa dijeninë e kreut aktual të BFI-së./Klan Macedonia/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *