LAJMI I FUNDIT: Për vikend, gjithçka hapur deri ora 20:00h
Mbledhja e Shtabit të Krizave në Serbi, para pak minutave ka përfunduar, ndërsa nuk pati dekleratë për shtyp.
Nga ana tjerër nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq, ka thënë se: “Është vendosur që për vikend, gjithçka të jetë e hapur deri në orën 20:00h”.
Masat e reja pritet të shpallen në një konferencë shtypi sot në orën 15:00h.
Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq, ka deklaruar se në seancën e sotme, u vendos që gjatë vikendit të arshshëm, qendrat tregtare, dyqanet shërbyese si dhe objektet me pakicë dhe furnizuesit e ushqimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00h. Mediat serbe shkruajnë gjithashtu se një vendim përfundimtar mbi masat për Vitin e Ri ende nuk janë caktuar dhe kjo pritet të bëhet gjatë seancës e cila do të mbahet të hënën./LUGINALAJM/