LAJMI I FUNDIT: Një veturë e autoshkollës vet-aksidentohet në magjistralen Bujanoc-Vranjë, nuk raportohet për të lënduar

Në magjistralen Bujanoc – Vranjë, para pak kohësh ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Siç shkruan faqja informative lugina.ime, një automjet i një autoshkolle (e njohur për redaksinë) ka humbur kontrollin e automjetit dhe me ç’rast ka dal nga rruga.
Besohet se ngasësi i automjetit në momentet e aksidentit, ka qenë ndonjë kandidat për patent shofer i cili po ushtronte për vozitje.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa automjeti është dëmtuar./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *