LAJMI I FUNDIT: Në shtëpinë e policit në Preshevë, sekuestrohen 21 kg marihuanë, i caktohet mbajtje për 48 orë

557

Pjestarët e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) kanë arrestuar një polic (1979), pjesë e Drejtorisë së Policisë Kriminale, pasi që në shtëpinë e tij në afërsi të Preshevës, kanë sekuestruar 21 kilogramë kanabis, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas VranjeNews, ai u arrestua “për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale të prodhimit, posedimit dhe tregtimit të paautorizuar të drogave narkotike”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Gjithashtu në njoftim thuhet, se policia gjeti dhe kapi pesë pako marihuanë.

Të dyshuarit i është caktuar ndalim policor deri në 48 orë dhe ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, së bashku me një ankesë penale./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *