LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë Rexhail Qerimi i dënuar për rastin “Alfa”

Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Rrethanat e vdekjes nuk dihen akoma, por sipas burimeve jo zyrtare, Qerimi ka gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi në tru. Të njëjtat burime thonë se Qerimi është gjetur pa ndjenja në banjon e burgut, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Familjarët për disa orë nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e pajetë të Qerimit, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi. Informacioni është konfirmur edhe nga shokët e qelisë së burgut.

Trupi i pajëtë i të ndjerit do të kthehet në burgun e Idrizovës, ndërsa familjarët presin që në mengjes ta pranojnë kufomën për varrim.

Raporton: Adrian Kerimi-/ALSAT-M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *