LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Kurti heq taksën ndaj Serbisë

375

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se më 15 mars do të marr vendim për heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave serbe.

Kjo sipas Kurtit erdhi pas analizës mbi reciprocitetin e munguar me Serbinë, dhe pas diskutimeve me Ministritë e Ekonomisë dhe Punësisë, njofton Klan Kosova.

”Pas leximit të analizës mbi reciprocitetin e munguar me Serbinë, e punuar kjo nga Ministria e Ekonomisë, Punësisë kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket rrugës përpara lidhur me tarifën 100%”.

”Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”.

”Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike tregtare dhe politike me Serbinë”.

”Ftojmë Serbinë që si përgjigjie ndaj këtij  vendimi ndaj palës kosovare, të zotohet se do ta ndërpres fushatën për çnjohje ndaj Pavarësisë së Kosovës, dhe të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *