LAJMI I FUNDIT: Ka ndërruar jetë Qani Salihu-ish kryeshefi i parë shqiptar i urbanizmit në Bujanoc

2147

Si pasojë e një sulmi kardiak të para disa ditëve, mëngjesin e sotëm (e martë) ka ndërruar jetë Qani Salihu, kryeshefi i parë shqiptar i urbanizmit në Administratën komunale të Bujanocit.

Qani Salihu, para dy javëve pësoi një sulm të rëndë në tru, ku u kurua në Spitalin e Vranjës deri më sot, por pa sukses.

Ai vdiq rreth sot, rreth moshës 62 vjeçare, deri sa ishte me punë në Departamentin e Zhvillimit dhe Investimeve.

Si një inxhinier i shquar i arkitekturës, Salihu për një kohë ka qenë edhe drejtor teknik i “Drejtiratit për Ndërtim”.

I ndjeri pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy djemtë, Duanin dhe Altinin.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e martë) pas namazit të ikindisë në Tërnoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *