LAJMI I FUNDIT: Ka ndërruar jetë nxënësi i klasës së parë, Amar Agushi nga fshati Miratoc i Komunës së Preshevës – shkolla i fton të gjithë nxënësit në varrimin e të ndjerit

855

Amar Agushi, nxënës i klasës së parë në shkollën fillore “Abdulla Krashnica” në Miratoc të Preshevës, gjatë së merkures, ka ndërruar jetë.

Lajmin mbi vdekjen e 7 vjeçarit, e ka bërë të ditur vet shkolla fillore “Abdullah Krashnica”, nëpërmjet një njoftimi në facebook, ku thuhet:

“Me dhimbje te thelle ju njoftojme se sot nderroi jete nxenesi i klases pare Amar Agushi ( mahalla punarve ).
Patem rastin ta kemi vetem pak kohe ne shkolle, por ai do te mbahet mend gjithmone per dashurine qe i dha shokeve, mesuesit te pare, kolektivit te shkolles.
Ne i shprehim ngushllimet me te sinqerta familjes, duke ngushlluar gjithashtu edhe veten se Amarin e deshti me shume Zoti, prandaj e mori ate.
Lusim nxenesit te jene pjesmarres ne lamtumiren e fundit qe do t’i bejme engjullit Amar.
Sipas familjareve varrimi behet me aksham.
Zoti e shperblefte me xhenet!” – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare.

Megjithate, edhe më tej, nuk ka ndonjë informacion zyrtar mbi shkakun e vdekjes së Amar Agushit nga Miratoci i Preshevës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *