LAJMI I FUNDIT: Edhe një grua 77 vjeçe nga Bujanoci, rezulton pozitive në koronavirus

1965

Një grua 77 vjeçe nga rrethi i Bujanocit, ka rezultuar pozitive në koronavirus, kështu ka bërë të ditur për “Bujanovacke”, drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr.Lela Jovanovic.
“Ne morëm konfirmimin se rezultati është pozitiv. Gruaja ndodhet në spitalin e Vranjës dhe sipas informacioneve që kemim, gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme. Hulumtimi i kontakteve dhe imponimi i masave të izolimit të shtëpisë së saj, tani do të kryhet sipas procedurës nga Shërbimi Epidemiologjik nga Vranja – tha ajo.
Edhe djali i pacientës tashmë me koronavirus, i moshës 47 vjeç, u pranua gjithashtu në spitalin e Vranjës me simptome të të njejtit virus, por rezultati i mostrës së tij nuk dihet ende.
Megjithate, gruaja 77 vjeçe, është pacientja e dytë që konfirmohet me koronavirus në Bujanoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *