LAJMI I FUNDIT: Dy shpërthime granatash trondisin Prishtinën

376

Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shkak se dyshohet që në afërsi të saj janë hedhur dy granata dore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.”
Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka konfirmuar Borovci.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e menaxhuar situatën.
“Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, ka thënë Borovci.

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *