LAJMI I FUNDIT: Djalit të bartësit të listës së PVD-së në Medvegjë, Florim Sahitit, policia serbe i’a konfiskon automjetin BMW X5 (DOKUMENT)

1262

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot, në qytetin e Medvegjës. Djalit të bartësit të listës zgjedhore të Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë, Armend Sahitit, policia lokale në Medvegjë, i’a ka konfinskuar automjetin e tipit BMW X5, që vozitet për 10 vjet në atë komunë.

Sipas arsyetimit të policisë, të cilën e ka siguruar LuginaLajm, automjeti në fjalë konfiskohet përkohësisht në bazë të nenit 147 të Ligjit të procedurës penale, ” Marrja e masave të nevojshme nga neni 286, paragrafi 1 dhe 2, gjetja e gjësendeve që duhet të sekuestrohen në bazë të ligjit të procedurës penale, ose sende që mund të shërbejnë si provë në procedurat penale, ku Armend Sahitit me numër personal 0501001740023, i konfiskohet automjeti me regjistrim LE-066 NŠ, patent shoferi dhe çelësat e automjetit” – thuhet në arsyetimin e policisë.

Megjithate, kështu nuk po mendon edhe prindi i Armendit, Florim Sahiti, që aktualisht është këshilltar në nga rradhët e PVD-së, në Kuvendin komunal të Medvegjës.

“Kjo është hera e pestë që familjes sonë policia serbe i’a konfiskon  automjetet” – ka deklaruar Florim Sahiti për LuginaLajm.

“Si ka mundësi me qenë automjeti i dyshuar, kur kjo veturë që 10 vjet vozitet në Medvegjë, dhe çdo herë regjistrimin e bëjmë po në njejtën polici që sot n’a i konfisku veturën sit ë dyshuar në qendër të Medvegjës. Edhe më parë, policia i ka konfiskuar automjetet e familjes sime, i ka mbajtë për tre muaj dhe n’a i ka kthyer përsëri. Është e pakuptimtë çka po ndodh me neve në Medvegjë” – ka deklaruar Florim Sahiti, bartës i listës së PVD-së për zgjedhjet lokale të 8 shtatorit në Medvegjë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *