Lajm i trishtë: Humb betejën me COVID-19 i riu nga Deçani – ishte ndër frizerët më të mirë në Kosovë
Si pasojë e infektimit me Covid-19, sot ka ndërruar jetë i riu nga Deçani, Alban Muslijaj, shkruan Indeksonline.
Albani vdiq në moshën 38-vjeçare. I ndjeri ishte një ndër frizerët më të mirë në Kosovë.
Gjendja me Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë alarmante.
Që nga shfaqja e pandemisë e deri më tani janë raportuar 2.072 raste të vdekjes.