Lajm i mirë nga KKSH – Së shpejti do të sigurohen 18 tekste shkollore nga Republika e Shqiprisë

311

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka publikuar një lajm të mirë për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Sipas kryetarit Mustafa, së shpejti do të sigurohen edhe 18 tekste nga Republika e Shqipëris nëpërmjet entit “Albas”.

”Një lajm i mirë.
Së shpejti 18 tekste mësimore në gjuhën shqipe nga Republika Shqipërisë (18 + tekstet e Albas).
Shpresojmë shumë shpejtë të tejkalojmë edhe procedurat tjera administrative. Këshilli Kombëtar Shqiptar do të insistoj edhe më tej që bashkërisht me ministritë respektive dhe partnerët ndërkombëtarë që edhe nxënësit shqiptarë të jenë të barabartë në Luginën e Preshevës” –
ka njoftuar Mustafa nëpërmjet profilit në facebook.

Megjithate, që nga ardhja e Ragmi Mustafës në krye të KKSH-së, sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë, ka filluar kahjen e duhur./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *