Lagjja që u ndërtua me para të Serbisë, por nga duart e punëtorëve kosovarë

Lugina e Diellit është thuajse në përfundim, e ku pritet të vendosen dhjetëra familje serbe. Shtëpitë e rrugët kanë marrë formë në këtë lagje që ndodhet në Zubin Potok.

Por, historia e saj është mjaft kontraverse, për shkak se u nis së ndërtuari si plan dhe financim i Beogradit.

Mirëpo, çudia ndodh pikërisht në pjesën e ndërtimit. Ajo u ndërtua nga kompani dhe punëtorë kosovarë, të cilët pranuan të realizojnë një plan të Beogradit vetëm për para.

Siç thonë burime të sigurta të “Jepi zë”, në ndërtimin e kësaj lagjeje kanë qenë të përfshira disa kompani kosovare dhe mbi 100 punëtorë kosovarë.

Ndërkohë, për lagjen vazhdon të heshtë shteti i Kosovës. Ani pse nuk ka leje, asnjëherë ndonjë inspektorat shtetëror nuk shkoi në këtë vend.

Të vetmit që kundërshtuan ishin banorët shqiptarë të veriut, të cilët adresonin shqetësimet nëpër rrjete sociale.

Sidoqoftë, Lugina e Diellit është një prej projekteve më të mëdha që nga paslufta për popullim të veriut me serbë. Duhet theksuar se edhe disa banesa kolektive janë ndërtuar me financim të Beogradit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.