Ky është preshevari që shpëtoi nga aksidenti i tmerrshmëm në Bullgari – ditë më parë postoi fotografi nga Stambolli
Ky është Lulzim Sulejmani nga Presheva, në autobusin e vdekjes nga Maqedonia e Veriut, i cili u dogj mbrëmë në autostradën për në Bullgari dhe që është në mesin e shtatë të mbijetuarve nga aksidenti tragjik
Me të supozohet se në foto është e fejuara e tij nga Kumanova, e cila po ashtu ka qenë në autobus dhe e cila fatmirësisht ka shpëtuar së bashku me Lulzimin. Ata po ktheheshin nga një udhëtim nga Stambolli, aktualisut të dy po kurohen në një spital në Sofje.
Fillimisht u tha se ai kishte humbur jetën, e më pas kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i tha ekskluzivisht se Sulejmani ishte gjallë, ashtu si edhe e fejuara e tij.