Kuvendi voton Qeverinë e re: Ja emrat e Kabinetit Mustafa!

167

Me 73 vota për, 38 kundër dhe dy abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Qeverinë e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafa.

Kryeministri Mustafa me këtë rast u betua se me përgjegjësi do t’i kryejë detyrat e përcaktuara me Kushtetutë.

Ai tha se do të punojë në interes të shtetit, zhvillimit ekonomik.

Betimin e nënshkruan edhe ministrat e Qeverisë.

Kabineti i Qeverisë Mustafa përbëhet nga këta emra: 

  1. Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm
    2. Kujtim Shala, zëvendësministër dhe ministër i Kulturës
    3. Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër
    4. Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike
    5. Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal
    6. Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
    7. Valon Murati, ministër i Diasporës
    8. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
    9. Abdullah Hoti, ministër i Financave
    10. Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik
    11. Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane
    12. Haki Demolli, ministër i FSK-së
    13. Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim
    14. Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
    15. Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
    16. Edita Tahiri, ministër pa Portofol
    17. Rasim Demiri, ministër pa Portofol
    18. Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë
    19. Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme
    20. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë
    21. Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë
    /Telegrafi/ – /LuginaLajm/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *