Kushtetuesja rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar qeverinë e cila udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Kjo gjykatë ka vendosur që vota e deputetit Etem Arifi nuk është e ligjshme, prandaj ka konstatuar se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i datës 3 qershor 2020, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Gjithashtu, Kushtetuesja ka konstatuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes nga ana e presidentes në detyrë, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.